Puno me ne

Datelindja

Seksi

M F 

Asistenca teknike

Per te siguruar nje bashkepunim sa me te ngushte dhe produktiv me klientet tane, kompania ka menduar ngritjen e nje rrjeti te gjere sherbimesh. Keshtu klienteve u mbulohet asistenca teknike nga nje strukture eficente dhe dinamike e cila menaxhohet nga vete kompania. Nepermjet nje stafi te specializuar dhe me shume vite eksperience te arritur ne vite permes trajnimeve te shumta, ofrojme zgjidhje per te gjitha problemet qe mund te lindin me makinat dhe mullinjte e kafese.

Shperndarja

Produktet tona mund te gjenden kudo ne Shqiperi dhe jashte saj.
Per te mbyllur ciklin e bashkepunimit me cdo klient, ajo qe cdo sipermarres duhet te beje eshte vetem porosia, pasi per te tjerat mendojme ne.
Ne nje kohe shume te shkurter distributoret tane e dergojne kafene ne destinacionin final ne kushte shume te mira.
Fale tyre, klienti eshte gjithmone i informuar mbi te rejat me te fundit ne boten e kafese, pasi ata percojne tek klienti gjithe dijet e tyre ne lidhje me kafene, duke perhapur gjithmone e me shume kulturen e kafese.

Trajnime

Eksperiencen e gjate te fituar ne vite, ne saje te punes tone dhe trajnimeve te organizuara nga kompani te huaja mbi kafene, e ndajme me te gjithe ata qe jane te interesuar te dine me shume mbi boten e kafese.

Trajnimet e shumta mbi kafene dhe makinat e kafese jane ne qender te vemendjes sone, sepse nepermjet tyre kerkojme te rrisim njohurite tek dashamiresit e nje produkti cilesor.