CHOCOLATE

PLUHUR ÇOKOLLATE ME QUMËSHT

Çokollata e ka zanafillën e saj si ushqim në Amerikën e Jugut, dhe kryesisht në Meksikë, i cili sipas provave arkeologjike të datuara tre mijë vjet para, është njohur gjithmonë si një pije. Vetëm në shekullin e 19 një mjeshtër çokollate britanik zbuloi mënyrën se si të ngrinte këtë pije dhe arriti të shpikë kallupat e famshme.Konsumi i saj ka benefite në reduktimin e problemeve kardiovaskolare, ul nivelet e kolesterolit në gjak, stabilizon normat e tensionit. Ndikon pozitivisht në rritjen e aftësive njohëse të trurit dhe shërben si afrodisiak.

WHITE CHOCOLATE

PLUHUR ÇOKOLLATE E BARDHË

Çokollata e bardhë përfitohet nga përzierja e gjalpit të kakaos me qumësht dhe sheqer. Prodhimi i parë është bërë në rrugë eksperimentale nga një firmë e madhe në prodhimin e çokollatave. Heqja e pjesës se kakaos e bën këtë lloj ushqimi një miks perfekt shijeje dhe ëmbëlsie. Qumështi, si përbërës kryesor e bën çokollatën e bardhë të ketë një përqindje të lartë kalçiumi, i cili është i dobishëm në forcimin e kockave dhe sidomos të dhëmbëve, ndihmon zemrën të funksionojë në mënyrë korrekte dhe qetëson nervat dhe muskujt.

HOT COCOA

PLUHUR KAKAO ME QUMËSHT

Kakao rritet kryesisht në Amerikën e Jugut, edhe pse në ditët e sotme vendi i cili ka plantacionet më të mëdha në botë të pemës Theobroma Cocoa, është Bregu i Fildishtë. Pluhuri i kakaos përfitohet nga pocesi i ndarjes se ekstraktit bimor nga gjalpi i kakaos, ai përmban minerale të ndryshme si kalçium, bakër, magnes, fosfor, potas, sodium dhe zink, të cilët përforcojnë imunitetin e organizmit. Ndihmon në parandalimin e problemeve në zemër.Është antioksidant, anti-inflamator, përmirëson nivelet e lipideve, tensionin

suport per baret