STRAWBERRY

ÇAJ NATYRAL LULESHTRYDHE

LULESHTRYDHJA U KULTIVUA PËR HERË TË PARË NË. NJË KOPËSHT AGRAR FRANCEZ NË VITIN 1752, PREJ KU U PËRHAP NË KOPËSHTET DHE TAVOLINAT E TË GJITHË BOTËS. VLERAT MJEKËSORE TË KËTIJ FRUTI GJENDEN KRYESISHT TEK GJETHJA E TIJ. KONSUMI I KËTIJ ÇAJI VEPRON NË ULJEN E RREZIKUT TË PROBLEMEVE KARDIOVASKOLARE, NDIHMON NË ULJEN E TEMPERATURËS NË TRUP SI DHE PËRMBAN NJË LLOJ PIGMENTI I CILI NDIHMON NË ZBARDHJEN E DHËMBËVE.

ALBANIA MOUNTAIN

ÇAJ NATYRAL MALI

Çaji i malit rritet në klima malore, përgjithësisht në zonën e Ballkanit Mesdhetar.
Kjo bimë përmban një seri benefitesh për sistemin imunitar si dhe atë të frymëmarrjes. Ky çaj është një antibakterial i fuqishëm i cili lufton 18 lloje të ndryshme bakteresh, duke përfshirë këtu dhe bakterin e Salmonelës dhe atë të krijimit të ulçerës duke sjellë rregullimin e sistemit gastrointenstinal.

BLACK LEAF

ÇAJ NATYRAL I ZI

Çaji i zi e ka origjinën nga Kina, i cili si çaji jeshil vjen nga e njëjta gjethe, por
kalon një proçes oksidimi më të madh se çajrat e tjerë të kësaj familjeje, dhe falë këtij
proçesi arrin të konservojë shijen, e cila bëhet më e fortë me kalimin e kohës. Ka veti të mëdha antioksiduese, ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskolare nëpërmjet rregullimit të presionit të gjakut si dhe parandalon zhvillimin e disa qelizave kancerogjene dhe dëmtimet afatgjata të shkaktuara nga pirja e duhanit.

FOREST FRUIT

ÇAJ NATYRAL FRUTA PYLLI

Frutat e pyllit e kanë prejardhjen përgjithësisht nga Kontinenti Amerikan dhe ai Evropian, ku pyjet kanë një kompozim pemësh të ulëta. Kombinimi i frutave të
manaferrës, boronicës, mjedrës, ribesit, dredhëzës së malit dhe manave, është
bërë i famshëm në Itali në prodhimin e akulloreve. Ky kombinim ofron përfitime
të ndryshme shëndetësore dhe kozmetike. Anti-inflamator dhe antioksidues për
organizmin e njeriut, ndihmon në forcimin e kockave nëpërmjet hekurit që gjendet në këto fruta.

LEMON

ÇAJ NATYRAL LIMONI

Limoni origjinën e tij e ka të zhytur në mister, por mendohet se limonët e parë janë
mbjellur në Assam, një krahinë e Indisë. Është një frut që gjen aplikim në të gjitha
fushat që i interesojnë jetës së njeriut. Është një antiseptik natyral, i cili pastron
trupin nga helme që bëjnë të mundur zhvillimin e disa formave kancerogjene,
përfshi këtu edhe kancerin e lëkurës. Efektet pozitive të limonit ndihmojnë shumë
në parandalimin dhe kurimin e viruseve sezonale si ai i gripit dhe i ftohjes.

LINDEN

ÇAJ NATYRAL BLIRI

Bliri është një lloj peme që gjendet në përgjithësi në Hemisferën Veriore Tokësore,
në pjesën veriore të Kontinentit Evropian. Lulet e blirit përmbajnë një sasi të
konsiderueshme flavonoidi, një antioksidant i fuqishëm, i cili neutralizon efektin
e radikaleve të lira. Bliri ka veti qetësuese të cilat ndihmojnë në një qetësimin
mendor dhe fizik, vepron pozitivisht në personat që vuajnë nga pagjumësia,
ndihmon në mirëfunksionimin e aparatit të frymëmarrjes, si dhe trajton
infeksionet e tij

ROSEHIP

ÇAJ NATYRAL TRENDAFILI

Çaji i trëndafilit të egër përfitohet nga frutat që dalin në kërcellin e disa llojeve të
ndryshëm trëndafilësh, që kryesisht e kanë prejardhjen nga Azia. I pasur me vitamina
C, A, B, E dhe K si dhe me disa acide organike, ky çaj ndihmon shumë në
parandalimin e viruseve sezonale si dhe disa çrregullimeve të organizmit si ato të
diarresë kronike, alergjive, astmës dhe luhatjeve të stresit. Lufton sëmundjet
kardiovaskolare duke eleminuar kolesterolin si dhe pastron rrugët e urinës dhe të
zorrës së trashë

CHAMOMILE

ÇAJ NATYRAL KAMOMILI

Kamomili gjendet përgjithësisht në Evropë dhe Azi pranë qendrave të banuara.
Zakonisht gjendet në skajet e rrugëve ose në parqe të mëdha të qyteteve.
Ndihmon personat që vuajnë nga pagjumësia, si dhe është anti-inflamator
për dhimbjet e kokës dhe stomakut. Efektet e tij pozitive shtrihen dhe në fushën e kozmetikës, i cili rrit ndriçimin e pigmentit të lëkurës dhe heq efektin e syve të lodhur

BLUEBERRY

ÇAJ NATYRAL BORONICE

Boronica e ka prejardhjen nga kontinenti Amerikan, i cili e shpërndau atë në
Evropë në vitet ‘30 të shekullit XX. Ajo është e pasur me antioksidant dhe me
vitaminë C. Efektet e saj kuruese ndërhyjnë në rregullimin e tensionit të lartë të
gjakut dhe në aktivitetin e funksionit normal të mëlçisë, ndikon pozitivisht në
qelizat e retinës së syrit si dhe ndihmon në zhvillimin e kujtesës dhe të ruajtjes së
saj me kalimin e moshës.

GREEN LEAF

ÇAJ NATYRAL JESHIL

Çaji jeshil e ka origjinën nga kontinenti aziatik, përgjithësisht nga Kina.
Një filxhan i këtij çaji përmban antioksidant sa 10 gota lëng molle. Gjithashtu është
vënë re që përdoruesit e rregullt të këtij çaji fitojnë imunitet disa herë më shumë te
sëmundjet kardiovaskolare dhe të zhvillimit të disa qelizave kancerogjene. Përmban
polifenol dhe kafeinë, të cilët veprojnë me anë të termogjeneve dhe stimolojnë në
mënyrë më të shpejtë oksidimin e yndyrës në trup duke rritur metabolizmin pa rritur
aktivitetin kardiak.

CINNAMON & APPLE

ÇAJ NATYRAL KANELLE DHE MOLLE

Kanella e ka prejardhjen nga kontinenti Afrikan, përkatesisht Egjipti, nga ku u
importua për herë të parë. Përshtatja perfekte e saj me mollën, e cila njihet si një
frut që ofron benefite të ndryshme, e bën këtë përzierje një mjekim natyral. E pasur me vitaminë B-6, ndihmon në rregullimin e florës së organizmit dhe gjithashtu kontrollon përgjithësisht nivelin e glukozës në gjak. Ka efekte të pazëvëndësueshme në luftimin e disa qelizave kancerogjene.

PEPPERMINT

ÇAJ NATYRAL MENTE

Mentja sot në të gjithë botën njihet si një hibrid natyral i dy lloj mentesh të tjera,
edhe pse në vitet 700 në ishullin Britanik nga ku ka lindur, njihej si një specie me
përbërje unike. Mentja nuk përmban kafeinë kështu që ajo mund të konsumohet
edhe nga persona të cilët nuk tolerojnë kafeinën. Benefitet që ofron çaji i mentes
janë të shumtë. Forcon sistemin imunitar, ndihmon trupin në problemet e
frymëmarrjes, çlirimin nga problemet e stomakut si dhe ndihmon në luftimin
kundrejt viruseve sezonale.

suport per baret