Historiku i kompanise

Lori Caffe u krijua ne vitin 1995, me objektiv te qarte; pasurimin e tregut shqiptar me aromen e vertete te kafese ekspres italiane. Hapat e pare nisen me nje pjekese te thjeshte, por pak kohe pas krijimit te saj, u vertetuan vlerat e verteta, cka beri qe dhe objektivi per te kapur majat ne tregun shqiptar por edhe me gjere, te kthehej ne realitet.

Sot, Lori Caffe eshte prodhuesi me i madh, me produktet e shumellojshme te kafese me cilesore ne vend. Marredhenia e hapur me klientet eshte receta e suksesit, e cila e ka kthyer Lori Caffe ne nje lider te tregut. Pasioni per kafene eshte motoja jone dhe kete, kemi arritur ta perhapim kudo, ne bare, zyra e shtepi. Shija e mrekullueshme e mishelave tona nuk njeh limite sepse produktet permiresohen ne cdo kohe duke u bazuar ne plotesimin e kerkesave dhe kenaqesive te konsumatorit. Ndertimi i nje rrjeti te drejteperdrejte dhe korrekt te shperndarjes, jane kolonat ne te cilat mbeshtetet aftesia e kompanise per te qene fluide ne nje treg qe ka njohur vetem rritje.

Misioni

Lori Caffe, qe ne fillimet e saj, ka punuar me pasion e perkushtim mbi cilesine e produktit dhe permiresimin e teknologjise, per te garantuar nje kafe me cilesi te mire e shije te mrekullueshme. Ne saje te entuziasmit ne punen tone, kerkojme te perhapim ne cdo cep te Shqiperise dhe jashte saj gamen e gjere te produkteve tona te cilat rinovohen ne pergjigje te kerkesave te konsumatoreve duke ofruar shijet dhe aromat origjinale te mishelave tona.

Cilesia

NE VITET E FUNDIT LORI CAFFE, KA REALIZUAR
INVESTIME GJIGANTE NE PROCESIN TEKNOLOGJIK
DHE KONTROLLIN E CILESISE, TE CILAT KANE RRITUR
NDJESHEM CILESINE E PRODUKTEVE TONA. ZINXHIRI
I GJATE I KONTROLLIT TE CILESISE FILLON ME BLERJEN
E KUJDESSHME TE LENDES SE PARE DHE PERFUNDON NE
DERGIMIN E PRODUKTIT TEK KLIENTET. NJE GARANCI PER
TE ARRITUR STANDARTET CILESORE, TE CILAT NE 2007,
CUAN NE CERTIFIKIMIN ME STANDARTET
ISO 9001-2000 DHE ISO 22000-2005.

q imagegalerimadh.asp