Historia e Kafese

Per menyren e perhapjes se kafese neper bote, me kalimin e shekujve, jane treguar histori te ndryshme, por ajo qe mendohet si fillesa e zbulimit te kafese eshte historia e bariut dhe dhenve te tij. Keto te fundit kur konsumonin disa kokrra te kuqe ne formen e qershive, ishin shume aktive, veprim i cili terhoqi vemendjen dhe kuriozitetin e bariut per te provuar keto kokrra cudiberese, te cilat ne shume pak kohe u bene mjaft te njohura per efektet e tyre.
Per shekuj me rradhe, ne Etiopi, kokrrat e kafese jane konsumuar te papjekura.
Arabet qene te paret qe zuluan si te zienin kokrrat e kafese me uje. Por kokrrat e pa pjekura nuk i leshonin te gjitha aromat e tyre sepse vetem gjate procesit te pjekjes ndodhin reaksione kimike prej te cilave krijohen nje sere substancash aromatike, karakteristike per kafene e pjekur.
Mendohet se metoda e pjekjes se kafese te jete shpikur aty rreth shekullit te 14 dhe ne Turqi gjeti perhapje te gjere rreth 1450, vit ne te cilin daton dhe realizimi i kafese se pare turke.
Nje risi bashkohore, i gjen rrenjet ne vitin 1822, kur u pregatit dhe kafeja e pare ekspres, e pregatitur nga nje makine ekspres e krijuar ne France. Italianet qene te paret qe e perpunuan dhe e persosen ate.

Shkenca e Kafes

Perberesi kryesor dhe procesi i pjekjes se kafese
Mund te duket thjesht nje pije, por perberja e saj eshte mjaft e nderlikuar. Prej disa vitesh eshte arritur te zbulohen perberesit kimik te kokrres se kafese te cilat jane kryesore ne realizimin e kafese plot arome e shije te mrekullueshme.

Kafeina

Perberesi kryesor i kafese, eshte kafeina, e cila eshte nje substance me shije te hidhet por qe njihet me shume ne perdorimin e saj ne mjekesi sepse ka veti antidhembje. Gjate procesit te pjekjes ajo nuk ndryshon forme, por humbet shume pak ne sasi. Jeta e kafeines ne organizmin tone eshte shume e shkurter sepse asimilohet shume shpejt prej tij.

Procesi i pjekjes se kafese
Procesi i pjekjes eshte me i rendesishmi ne perpunimin e kafese. Gjate ketij procesi ndodhin ndryshime te shumta fizike dhe kimike, te cilat cojne ne ndryshimin e permasave te kokrrave te kafese dhe formimin e 700-800 substancave volatile te cilat percaktojne shijen dhe aromen e kafese. Sipas procesit te zbatuar mund te behet  nje pjekje e lehte,  mesme apo e forte e kokrrave te kafese.

Kafeja dhe Shendeti

Menyra se si kafeja ndikon ne shendetin e njeriut eshte studiuar prej vitesh, dhe lajmi i mire eshte se ajo ndikon pozitivisht ne organizmin tone.

Studime te shumta kane dhene te njejtin rezultat ne lidhje me faktin se njerezit e moshes se mesme, qe konsumojne 3 deri ne 5 filxhane kafeje ne dite, ulin mundesine e zhvillimit te semundjes se Alzhemierit, me 60-65 %. Studime te tjera, tregojne se kafeina mund te reduktoje prodhimin e proteines beta-amiloid, e cila mblidhet ne trurin e pacienteve te semure me Alzhemier.

Disa studime e lidhin konsumimin e kafese me reduktimin e kancerit ne melci. Antioksidantet e pranishem ne kafe, jane pergjegjese per prandalimin e kesaj semundjeje. Personat qe konsumojne kafe, jane 41%, me pak te predispozuar per tu atakuar nga kjo semundje, ne krahasim me ato qe nuk e pijne ate.

Konsumimi i kafese nuk eshte vetem kenaqesi, por ajo mund te parandaloje zhvillimin e diabetit te tipit 2, ne 60%, sidomos tek femrat!

Kuriozitete

Kafeja Turke mbrohet nga UNESCO

Kafeja turke,eshte shpalluar para disa ditesh pasuri e mbrojtur nga UNESCO. Lajmin e kane bere te ditur mediat turke. Sipas tyre, UNESCO ka vendosur te regjistroje kafene te njohur si,Turk Kahvesi,ne listen e pasurive qe i perkasin trashegimise jo materiale te njerezimit. Kafeja turke e cila dhe pse eshte konsideruar si pija e Perandorise Otomane, prej shekujsh ka shoqeruar njerezit e te gjithe botes ne jeten e tyre te perditshme.

Ocal Oguz, kryetar i Komisionit te UNESCO-s ne Ankara eshte shprehur se kafeja turke nuk eshte thjeshte nje pije: Eshte e famshme ne te gjithe boten per stilin e saj, menyren e pergatitjes dhe prezantimin tradicional.

Shqiperia eshte nje nga vendet, te cilat kane nje konsum mjaft te madh te kafese turke. Shume prej traditave tona jane te lidhura me te, dhe me menyren e konsumimit te saj.